Flet nëna e cila lindi foshnjën e saj me peshë 6.5 kilogramë
Publikuar:
(28.08.2021 15:40:05)

Një grua nga Drenasi ka lindur sot foshnjën e saj me peshë rreth gjashtë kilogramë e gjysmë, në Klinikën e Gjinekologjisë, transmeton Shqip.com.
Ajo ka njoftuar se i gjithë procesi i lindjes ka shkuar mirë dhe se fëmijët tjerë i kishte me peshë më të vogël.
“Kjo është hera tretë që bëhem nënë dhe po ndihem mirë. Dy fëmijët e tjerë kanë pas peshë më të vogël, njëri 3 kilogram e gjysmë dhe tjetri 4 kilogramë e 300 gramë, ndërsa sot kam lindur fëmijën me peshë 6 kilogram dhe 390 gram”, ka thënë ajo për Klan Kosova.
Procesi i lindjes së kësaj foshnje është bërë me anë të prerjes cezariane.
Klinika e Gjinekologjisë ka njoftuar se lindja e një foshnje me një peshë të tillë është një rast unik në historinë e kësaj klinike. /Shqip.com