Flasin nga policia, alarmi për shpërthim në shkollën ‘Xhevdet Doda’ është i rrejshëm
Publikuar:
(18.05.2022 15:06:39)

Raportimet për bombë në shkollën “Xhevdet Doda’ ka dalë që të jetë i rremë.
Lajmi për SHQIP.com është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se organet e rendit pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme ka rezultuar se informata për shpërthim ishte e rrejshme.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, tha Ahmeti.
Ndryshe, sot në adresën elektronike të shkollës, ‘Xhevdet Doda’ në kryeqytet ishte paralajmëruar një shpërthim i mundshëm./SHQIP.com