Lajme

Flasin nga LDK-ja dhe AAK-ja në Istog pas përleshjes në Kuvendin Komunal

Komuna e Istogut

Shtatë javë më parë, njëra nga seancat e Kuvendit Komunal të Istogut kishte kaluar nën tensione.

Kjo pasi që ka pasur debate në mes të disa personave në sallë.

Shqip.com, ka kontaktuar me, Enver Rugovën, Kryesues i Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ka thënë se kjo ngjarje ka ndodhur para 2 muajve dhe sipas tij nuk është përplasje mes asamblistëve të LDK-së dhe AAK-së.

Rugova sipas videos të publikuar nga mediumi lokal “RTV Fontana” shihet të jetë i përfshirë në këtë përleshje, mirëpo i njëjti ka thënë se nuk ishte përleshje.

“Po të them sinqerisht nuk e di pse RTV Fontana e ka publikuar atë video tash, pasi që nuk ka pasur përleshje mes asamblistëve të AAK-së dhe LDK-së. Aty ka qenë një situatë pasi që disa asamblistë të AAK-së janë fustruar me disa persona aty janë fjalos pak dhe nuk ka pas kurrgjë”, ka thënë ai.

Rugova ka thënë se tani po e lidhin me të, por sipas tij aty nuk ka pasur asnjë debat, as konflikt dhe as një sulm.

Ndërsa nga ana tjetër, shefi i grupit të AAK-së në Istog, Agron Gashi, e ka konfirmuar për Shqip.com, se rasti ka ndodhur ditë më parë dhe sipas tij çdo gjë kishte filluar me një provokim nga shoferi i komunës.

“Këtu mbledhja ka përfunduar edhe një person që s’është i zgjedhur në Kuvend, shofer i kryetarit ka ndërhy me fjalë duke provokuar asamblistët tanë edhe tani u tensionua situata, mendoj se të zgjedhurit e popullit nuk duhet me i pengu në kryerjen e detyrave”, ka thënë Gashi

Gashi gjithashtu ka treguar se ky person ka shkaktuar kohë pas kohe debate dhe ka ngritur tensione në Kuvendin Komunal.

Lexo edhe:
Tensione dhe përplasje në mes të asamblistëve të LDK-së dhe AAK-së në Kuvendin e Istogut