Tensione dhe përplasje në mes të asamblistëve të LDK-së dhe AAK-së në Kuvendin e Istogut
Publikuar:
(19.03.2022 13:30:14)
Seanca e sotme në Kuvendin Komunal në Komunën e Istogut ka kaluar me tensione.
Kjo pasi ka pasur përplasje në mes të asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
TV Fontana, ka publikuar një videon ku shihen asamblistët e AAK-së dhe ata të LDK-së duke debatuar me njëri-tjetrin.
“Si koalicion që jemi të bashkuar në emër të qytetarëve nuk do të marrim pjesë në këtë mbledhje’- ka qenë fraza që ka bërë që asamblistët gati të përplasen fizikisht.
Për të evituar përplasjen kanë reaguar personat tjerë prezent të cilët ndërhynë për të ndalë përplasjën./SHQIP.com