Sport Shqiptar

Flamuri i Kosovës valvitet në Kinë

Kosova po përfaqësohet në kryeqytetin kinez Pekin me flamurin e saj me dy sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Komiteti Olimpik i Kosovës që atje ka shkuar së bashku me sportistët ka publikuar disa foto ku shihet flamuri i Kosovës ndër flamuj të shteteve të tjera, përfshirë atë të ShBA-së, Turqisë etj.

KOK-u po ashtu ka publikuar një video në të cilat shihet flamuri i Kosovës në disa vende në ambientet ku po qëndrojnë ekipet olimpike e edhe po ashtu shihen përfaqësuesit tanë brenda dhomave ku ata po qëndrojnë.