Fjalët e para të Xherdan Shaqirit si lojtar i Lyonit

Xherdan Shaqiri është deklaruar për herë të parë si lojtar i Lyonit, shkruan Shqip.com.
Anësori shqiptar ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare që do ta mbajë atë në skuadër deri në vitin 2024.
Në prononcimin e parë si lojtari më i ri i Lyonit, ai ka thënë se mezi pret të luaj për ta dhe të ofrojë përvojën e tij në skuadër.
“Ndihem shumë krenar dhe i lumtur që përfundimisht kam nënshkruar kontratën time dhe tani jam zyrtarisht lojtar i Lyonit dhe mezi pres që të filloj me skuadrës dhe të takohem me gjithë klubin”, potencoi 29-vjeçari.
“Është një stadium i mrekullueshëm dhe kur e pash në fillim e imagjinova kur është i mbushur, do të jetë i pabesueshme dhe shpresoj që mund të shënojë para këtyre tifozëve të mrekullueshëm”
“Natyrisht se e ndjeva mbështetjen e tyre dhe ata më kanë shkruar nga e gjithë bota. Më në fund jam këtu dhe të filloj të punoj dhe t’u jap paraqitje të mira dhe të shënoj para tyre”.
“Për mua më e rëndësishme është që të jap përvojën time për skuadrën, të jemi të suksesshëm, të fitojmë shumë ndeshje dhe në t’i marri tre pikë, kjo është më e rëndësishmja për mua. Kjo skuadër ka shumë potencial dhe mezi pres t’i takojë të gjithë”, ka përfunduar 29-vjeçari.
Transferimi i tij i kushtoi skuadrës franceze gjashtë milionë euro, plus pesë milionë tjera bonuse./Shqip.com
🎙 Les premiers mots de notre nouveau joueur @XS_11official, très heureux après sa signature à l’Olympique Lyonnais !
📺📱 Retrouvez les coulisses de son arrivée dès maintenant sur #OLPLAY 👉 https://t.co/3n6jcMTcfw#Shaqiri2024 pic.twitter.com/Qkk15SBNqS
— Olympique Lyonnais (@OL) August 23, 2021