Rozë

Fituesi i “BB Kanada” nuk i ndahet Luizit, bën tjetër veprim

Luiz Ejlli është ndër banorët që ka thyer rekorde dhe ka kapërcyer çdo pritshmëri të Big Brother VIP Albania.

Së fundmi, “Vëllai i Madh”, Luizin, Armaldon dhe Kristin, pasi ata të tre janë futur për disa sekonda në banjën e shtëpisë dhe për këtë Vëllai i Madh ka vendosur t’i dërgojë në televotim.

Për këtë, Luizi u shpreh se ai e kishte planifikuar një gjë të tillë. Ai i bëri thirrje publikut që të hapnin “Big Brother”-in kanadez dhe aty do e gjenin këtë plan.

“I bëj thirrje gjithë publikut të hapë Big Brother-in kanadez dhe ta shohin të njëjtën gjë. E ka bërë me 3 veta ai burri i botës dhe ka çuar 3 vetë në nominim, bashkë me veten. 4 vetë në nominim”, tha Luizi.

Pas kësaj, ka reaguar vetë fituesi i Big Brother Canada, Kevin Jacobs i cili përmes rrjetit social Instagram ka mbështetur Luizin.

Mbështetja e Kevin nuk shkoi “dëm”, pasi ai pas kësaj fitoi mbi 15 mijë ndjekës në vetëm 24 orë.

Gjatë orëve të fundit ai ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale, madje realizoi edhe një “live” në Instagram i cili siç pritej u dominua nga ndjekësit shqiptar, të cilët Kevin i përshëndeti një e nga një.

“Çfarë dite e çmendur, falë Luiz Ejllit,”-shkroi ai krahas “live-t” duke i bërë “tag” edhe artistit nga Shkodra.

/Shqip.com