Fitore e shpresës – për Tottenhamin

Një fitore e shpresës.
Tottenham Hotspur – ka triumfuar ndaj West Ham United – me rezultat 3-1.
Kourt Zouma e gjeti rrugën për te goli – pas vetëm nëntë minutave lojë.
Por – qendërmbrojtësi francez shënoi në portën e gabuar dhe vendasit kaluan në epërsi.
U prit një përgjigje nga mysafirët – por nuk erdhi.
Teksa Son Heung-min e dyfishoi epërsinë – kur po zhvillohej minuta e 24-të.
“Çekanët” arritën që ta ngushtojnë rezultatin – kur shënuan me anë të Said Benrahmas – në minutën e 35-të. Kjo ishte edhe e gjitha çka arritën që të bëjnë në këtë takim.
Në anën tjetër, Spurs shënuan edhe një herë – me anë të Son.
Për 29 vjeçarin ky ishte goli i 13-të në këtë sezon, teksa ka regjistruar edhe gjashtë asistime.
Paraqitje të mirë zhvilloi edhe Harry Kane – duke asistuar dy herë.
Me këtë fitore, Tottenhami ngritet në vendin e pestë në tabelë, me 51 pikë të grumbulluara.
Tri më pak se Arsenali – që gjendet në vendin e katërt – zonë që siguron një biletë për në Ligën e Kampionëve. Por, “Gunners” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kurse – për West Hamin kjo humbje ishte një hap prapa – sepse gjenden në pozitën e shtatë – me 48 pikë.
Por, skuadra e udhëhequr nga David Moyes – garon edhe në Europaligë – ku është kualifikuar në çerekfinale dhe do të takohet me Lyonin. /Shqip.com