Sport Ndërkombëtar

Finalja e Europaligës: Faktet dhe statistikat e ndeshjes mes Rangers dhe Frankfurt

Këtë të mërkurë, të gjitha rrugët çojnë drejt Sevillës.

Janë Rangers dhe Eintracht që luftojnë në koloseumin “Ramon Sanchez Pizjuan” për trofeun e Eurpaligës.

Qyteti andaluzian përgatitet të mirëpres finalen e tretë të këtij kompeticioni, teksa hera e fundit që u mbajt aty ishte mes gjigantit skocez Celtic dhe Porton, me këta të fundit që dolën triumfues.

Ramon Sanchez Pizjuan

Frankfurti, që ska shijuar finale të këtillë për 42 vite, do të kërkojë për një tjetër zhgënjim skocez sonte me fillim nga ora 21:00.

Rangers erdhën nga një fitore kundër ekipit gjerman të Leipzig në gjysmëfinale, por “Shqiponjat” nuk kanë humbur asnjëherë ndaj ekipeve skoceze, duke fituar tre dhe bazaruaz një.

Lojtarët e Rangers duke festuar ndaj RB Leipzig në gjysmëfinale

Ekipi i Giovanni van Bronckhorst mbeti nënkampion në Premiership, dhe që disa javë ka synim lavdinë evropiane.

Sukses në renditje tabelare nuk pati as homologu i tij austriak, Olver Glasner i cili nuk arriti të zë më shumë se vendi i 11-të në Bundesligë.

Lojtarët e Frankfurt duke festuar ndaj West Ham në gjysmëfinale

Megjithatë, ata gëzojnë një seri prej 12-të fitoresh në Europaligë, teksa Rangers humbën njërën nga ndeshjet në tre fazat e fundit eleminatore, por që arritën të marrë rezultate më të mira dhe të kalojë tutje.

Si rrezik kryesor para portës së 40 vjeçarit Allan McGregor nga radhët e ishullorëve do të jetë Daichi Kamada që ka pesë gola.

Daichi Kamada, Eintracht Frankfurt

Ndërkaq, për gardianin Trapp kërcënimi më i madh do të vie nga një lojtar me pozicion të pazakontë për shënimin e golave. James Tavernier ka shtatë sosh, duke hapur llogarinë e Rangers pesë herë në tetë ndeshjet e fundit eleminatore.

James Tavernier, Rangers

Gjyqtari i caktuar për ndarjen e drejtësisë sonte, është slloveni Slavko Vincic. /Shqip.com