Rozë

Finalja e Big Brother Vip shtyhet per 18 shkurt, kështu e presin banorët

Big Brother Vip

Sot po mbahet edicioni i radhës i spektaklit Big Brother Vip.

Derisa në fillim pati shumë klipe që u transmetuan, u bë i ditur edhe një lajm shumë i rëndësishëm.

Në zarfin që ishte brenda shtëpisë, e që u hap nga Meridiani, u bë e ditur se finalja është shtyrë për datën 18 shkurt.

Ky lajm u prit me sportivitet ga disa banorë, por disa të tjerë menjëherë filluan që të tregonin shenja pakënaqësie.

Ndërkaq, një pjesë e banorëve dhe ish-banorëve në studio thanë se një gjë e tillë ka qenë e ditur.

Secili finalist në BBV, do të jet po ashtu fitues i 10 mijë eurove./SHQIP.com