Kulturë Kino

Filmi “Vera andrron detin” nga nesër shfaqet në kinematë kosovare

Filmi i suksesshëm i kinematografisë kosovare “Vera andrron detin”, do të shfaqet në kinematë e Kosovës.

Siç është bërë e ditur nga faqja zyrtare e filmit, filmi do të shfaqet prej 29 shtator në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Shkup dhe Tiranë.

Filmi “Vera andrron detin” është bashkëprodhim Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri. Premierën Botërore e ka pasur në Festivalin e Venedikut në shtator të vitit 2021. Prej atëherë, është shfaqur në shumë festivale të rëndësishme botërore dhe ka fituar dhjetëra çmime.

Së fundi në Prifest ku filmi u u shpërblye për regjinë më të mirë.