Kulturë Kino

Filmi që shfaq Kosovën e vitit 1999, shpallet “Filmi më i mirë për Evropën Lindore”

Skenë nga filmi "Sofra e Varrit"

Filmi nga Kosova “Sofra e Varrit”, ka shënuar një sukses tjetër në Londër.

Filmi, që për temë ka luftën e fundit në Kosovë, ka fituar çmimin Filmi më i mirë për Evropën Lindore.

Këtë e ka bërë të ditur vetë autori i filmit, Mentor Zymberaj, në rrjetin social Facebook.

“Sofra e Varrit fiton çmimin –Filmi më i mirë për Evropën Lindore është një sukses tjetër i madh i filmit SOFRA E VARRIT në Arenën Ndërkombëtare në regji të Mirak Zymberaj”, ka shkruar ai.

“Sofra e Varrit”, trajton luftën e fundit në Kosovë, “Sofra” simbolizon lojën “psiqike” të Ukës dhe luftën për mbijetesë, për të shpëtuar nga duart e paramilitarëve.

Lexo edhe:
Varri- shpëtim për të gjallin

/Shqip.com