Kulturë Kino

Filmi “Prishtinë 2002”, do të shfaqë premierën në Francë

Filmi i metrazhit të shkurtër “Prishtinë 2002” do të shfaqë premierën në festivalin e filmit të shkurtër Clermont-Ferrand në Francë.

Filmi me regji të Trëndelinë Halili dhe producent Ermal Gërdovci, do të shfaqet në ekranet franceze në kuadër të edicionit të 45-të të festivalit.

Sipas Qendrës Kinematografike të Kosovës, festivali do të mbahet përgjatë datave 27 janar, deri më 4 shkurt, vitin e ardhshëm.

Filmi rrëfen historinë e nje adoleshenteje, e cila priret të transformojë vetveten, për t’i bërë përshtypje shoqes së saj të ngushtë. Ndërkohë që gjatë tërë këtij rrugëtimi, personazhi kryesor ndeshet me të papriturën.

/Shqip.com