Kulturë Kino

Filmi kosovar “Vera andrron detin”, pjesë e platformës amerikane HBO Max

'Vera andrron detin"

Filmi kosovar me regji të Kaltrina Krasniqit, “Vera andrron detin” do të jetë pjesë e HBO Max.

Kështu u bë e ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Vera andrron detin”, filmi i metrazhit të gjatë artistik me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës, nga tani e tutje do të jetë pjesë e HBO Max, platformës amerikane të transmetimit të filmave, serialeve dhe kanaleve televizive”, thuhet në njoftim.

Filmi ‘Vera andrron detin’ shtjellon një temë shumë të rëndësishme lidhur me pronën dhe të drejtat e grave në pronë.

Vera, një grua në moshë mesatare, detyrohet të ballafaqohet me realitetin e çështjeve gjinore me rrënjë të thella kur, pas vetëvrasjes së bashkëshortit të saj, fillojnë të shfaqen fijet e një skemës së nëntokës.

“Vera andrron detin” është bashkëprodhim mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.