Kulturë Kino

Filmi kosovar “Era” pjesë e COCO-së

Filmi kosovar “Era”, do të shfaqet në COCO – tregun e bashkëprodhimeve të Evropës Lindore.

Përmes njoftimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, në edicionin e 22-të të COCO (Connecting Cottbus), platformës e cila mundëson bashkëpunimet, me fokus ato të kinemasë së Evropës Lindore gjatë festivalit të filmit Cottbus, “Era” me regji të Parta Kelmendit, do të shfaqet në kategorinë e Works in Progress, përgjatë datave 9-11 nëntor 2022.

““Era” është përzgjedhur në mesin e 19 projekteve filmike, tematika apo prodhimi i të cilave ndërlidhet me Evropën Lindore. Filmi do të shfaqet para një audience profesionale të prodhuesve, blerësve, montazherëve dhe financierëve botëror, me eksperiencë të gjatë në industrinë e filmit”, thuhet në njoftim.

“Era”, gjithashtu ka marrë pjesë në First Cut Lab Balkans, program i dizajnuar për këshillim gjatë fazës së montazhës së filmave.

Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.