Kulturë Kino

Filmi “Illyricvm” me premierë botërore në Festivalin e Filmit në Kroaci

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Illyricvm”, me regji dhe skenar të Simon Bogojević Narath, e që është bashkëprodhim i Kosovës, Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Bosnjës do të ketë premierë botërore ne Festivalin e Filmit në Kroaci.

Premiera e filmit do të jetë më 21 korrik në Pula.

Këtë e ka bërë të ditur, producenti Fatmir Spahiu.

Spahiu u shpreh i kënaqur me punën e aktorëve kosovarë në film.

“Premiera e filmit pritet te jete ne festivalin e filmit ne Pula (Kroaci) gjate muajit Korrik. Kurse ajo kosovare shpresoj ne vjeshte”, ka shkruar Spahiu.

“Illyricvm”, është prodhimi i parë kinematografik ku personifikohen ilirët.

Ndër aktorët kosovarë të filmit janë: Ylber Bardhi, Labeat Bytyqi, Ilir Prapashtica, Dukagjin Podrimja, Lulzim Bucolli, Kushtrim Hoxha, Armend Smajli, Bujar Ahmeti, Ali Demi, Rina Krasniqi, Gani Morina, Selman Lokaj e të tjerë.