Kulturë Kino

Filmi i parë i Will Smith pas skandalit në Oscars do të dalë në dhjetor

Filmi i parë i aktorit Will Smith që pas ngjarjes kur ai goditi Chris Rock-un në “Oscars”, një thriller historik i quajtur “Emancipation”, do të debutojë në kinema në dhjetor.

Lëvizje kjo që e bën filmin të kualifikuar për Oskarët e vitit të ardhshëm.

Distributori Apple Inc publikoi një trailer të hënën. “Emancipation”, i cili tregon historinë e një njeriu që arratiset nga skllavëria, u filmua përpara se Smith të sulmonte Rock në skenë në shkurt, por data e publikimit ishte e pasigurt.

Smith është i ndaluar të marrë pjesë në ceremoninë e Oscars për 10 vjet, por ai ende ka të drejtë të nominohet dhe të fitojë.

“Emancipation” u xhirua në verën e vitit 2021, pritej të dilte në vitin 2022. Smith dha dorëheqjen para se të ndalohej nga akademia, por mbetet i përshtatshëm për një nominim për Oscar.

“Veprimet e mia në prezantimin e 94-të të çmimeve Oscar ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme”, tha ai.

Që prej kësaj ngjarje Smith ka qëndruar kryesisht jashtë syve të publikut.

Në fund të korrikut, ai dha komentet e tij më të gjera për incidentin në një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën i kërkoi falje Rock-ut, i cili kishte bërë një shaka me Jada Pinkett Smith, gruan e Smith.

/Shqip.com