Lajme

Fillon vendosja e pengesave në shtigjet e biçikletave në Prishtinë

Në Prishtinë ka filluar vendosja e pengesave në shtigjet e biçikletave.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.

“Filluam me vendosjen e pengesave në shtigjet e biçikletave për të vazhduar me shtrirjen e shtigjeve të reja e të sigurta në rrugë të tjera”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook.

Më tutje Sahatçiu është shprehur se pengesat në shtigje janë të domosdoshme për sigurinë e çiklistëve.

/Shqip.com