Lajme Botë

Fillon Samiti i G20-ës, diskutohet për ndryshimet klimatike dhe pandeminë

Takimi i liderëve të G20

Në Samitin G20 të ekonomive më të fuqishme botërore që ka nisur të mbahet në Itali, temat kryesore do të jenë ndryshimet klimatike dhe pandemia, trasnmeton Shqip.com.

Në këtë Samit do të jetë takimi i parë sy më sy i liderëve të G20-ës që prej kur ka filluar pandemia e COVID-19.

Ndërkaq, presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të jenë të pranishëm në Romë pasi që kanë zgjedhur që të inkuadrohen përmes videolidhjeve.

Ky takim ka ardhur pas paralamërimeve të tmerrshme për të ardhmen nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për të ulur emetimet, raporton BBC.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka folur para mbajtjes së Samitit sugjeroi duke thënë se dështimi për të vepruar do të rezultonte në kthimin e “qytetërimit tonë” prapa, duke i çuar “gjeneratat e ardhshme në një jetë që është më pak e këndshme se e jona”.

Sipas tij, as takimi i G20-ës, as samiti i ardhshëm COP26 në Glasgoë, i cili fillon të hënën, nuk do të ndalojnë ngrohjen globale duke shtuar se “më së shumti që mund të shpresojmë të bëjmë është të ngadalësojmë rritjen”.

Në këtë Samit, Johnson pritet të prekë pabarazinë në vaksinat kundër Coronavirusit, duke u thënë liderëve të tij se “ritmi i rimëkëmbjes do të varet se sa shpejt mund ta kapërcejmë COVID-in, me përparësinë e parë “shpërndarjen e shpejtë, të barabartë dhe globale të vaksinave”.

Kurse, një letër drejtuar kryeministrit Italian, Mario Draghi, nga më shumë se 160 ish-liderë botërorë dhe figura globale thuhet se vetëm 2 për qind e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë njërën dozë të vaksinës./SHQIP.com