Lajme

Fillon numërimi i votave me postë për kryetar të Dragashit

Qendra e Numërimit të Rezultateve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave me postë për kryetar të Komunës së Dragashit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, për Shqip.com ka bërë të ditur se kanë pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime.

Tutje, Elezi njoftoi se 647 zarfe me fletëvotime janë aprovuar, kurse janë refuzuar 49 për shkak të mosplotësimit të kritereve juridike.

“Gjatë periudhës se votimit përmes postës, KQZ ka pranuar 381 pako të spozuara me fletëvotime. Pas vlerësimit dhe verifikimit brenda këtyre pakove janë konstatuar 696 zarfe të individualizuara me fletëvotime ku prej tyre janë aprovuar 647 ndërsa janë refuzuar 49 për shkak të mosplotësimit të kritereve juridike”, tha Elezi.

Ndryshe, votimi me postë në komunën e Dragashit është ripërsëritur me vendim të Gjykatës Supreme.

Supremja kishte marrë për bazë ankesat e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, i cili kishte bërë ankesë se të gjitha fletëvotimet nga jashtë, janë nënshkruar nga një person i vetëm./SHQIP.com