Kulturë

Fillon renovimi i xhamisë së Osman Efendisë në Novobërdë

Kanë filluar restaurimet në xhaminë e Osman Efendisë në Novobërdë.

Të mërkurën Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku bashkë me partnerët nga zyra e Bashkimit Evropian dhe UNDP vizituan xhaminë në Novobërdë.

“Ndërhyrjet restauruese po bëhen në kuadër të programit “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social”, bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës, Bashkimit Evropian dhe UNDP-së, ndërsa po zbatohet nga organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Ndërkaq, sipas njoftimit në kuadër të këtij programi parashihet restaurimi i dhjetëra aseteve të trashëgimisë kulturore të Kosovës./Shqip.com