Art Jetese

Filli dentar “shpëton” jetën e dhëmbit

E dini se, përdorimi i fillit dentar është po aq i rëndësishëm sa larja e rregullt e dhëmbëve?

Shumica e njerëzve mendojnë se pastrimi me fill dentar është një opsion, por pastrimi vetëm me furçë nuk ju siguron një higjienë të plotë.

Përdorimi i fillit ka këto avantazhe:

1. Pastron vendet më të vështira ku nuk futet dot furça.

2. Largon mbeturinat ndërmjet dhëmbëve.

3. Minimizon shanset për prishje të dhëmbëve.

4. Do t’ju shpëtojë nga kariesi dentar (shkatërrimin e indeve të forta të dhëmbëve) dhe nga gingiviti (infeksion i mishrave të dhëmbëve).

Përveçse largon pllakën bakteriale dhe mbetjet ushqimore nga dhëmbët, përdorimi i fillit dentar do t’ju falë aromë më të mirë të gojës dhe një buzëqeshje më të bardhë.

/Shqip.com