Rozë

Fifi tregon emrin e ish-banores së Big Brother Vip që i ka bërë bllok në rrjetet sociale

Fifi e ka konsideruar person të padëshiruar e këtë e ka thënë edhe publikisht.

Flasim për Arjola Demirin e cila pas disa hatërmbetjeve me Fifin, i ka bërë bllok kësaj të fundit.

Ndërkohë Fifi nuk ka hezituar që këtë ta ndajë me audiencën.

Teksa Monika ishte e ftuar sot në emisionin “Dielli dhe hëna”,  telefonoi Fifin për një rreng, ndërsa në fund të telefonatës, Fifi i tha Monikës se kishte njerëz të padëshiruar në ditëlindjen e kësaj të fundit.

E  pyetur nga moderatorja Nevina Shtylla se cilët ishin njerëzit e padëshirueshëm në festë, ajo tha emrin e Arjola Demirit me arsyetimin se i ka bërë bllok.

Siç shihet, dy ish-konkurrentet e BBV nuk i kanë sheshuar hatërmbetjet, që pas daljes së Fifit nga spektakli. Ajo e akuzoi Arjolën se nuk e kishte mbështetur, pavarësisht se aktorja qau kur Fifi doli nga shtëpia./Shqip.com