Rozë

Fifi përplaset me ish-banoret e Big Brother

Fifi dhe Ardit Çuni

Post Big Brother ka filluar me debate.

Pas atij në mes të Fifit dhe Ilirit ka vazhduar prapë në mes të këngëtares dhe Arditit.

Arditi është shprehur se është penalizuar nga Fifi kur doli nga shtëpia e famshme.

 Duke komentuar këtë deklaratë, këngëtarja tha se nuk kanë qenë asnjëherë miq të ngushtë.

“Ky djali këtu ka thënë në të gjitha mediat se më ka shoqe të ngushtë. Ky as pesë herë nuk ka qëndruar me mua”, ka thënë Fifi.

Pas kësaj ka reaguar edhe Arditi, i cili i ka thënë asaj mosmirënjohëse dhe se I ka qëndruar pranë kur ka qenë keq.

Kujtojmë se Fifi u largua nga shtëpia e BBV pas gjendjes emocionale që përjetoi duke përfunduar në të fikët./SHQIP.com