Rozë

Fifi dhe Monika bëjnë gati lojën e ardhshme të tyre

Monika dhe Fifi

Pak ditë më parë në “Big Brother Albania VIP” filluan debate të ndryshme për zënkat mes Fifit, Monikës e Palomës, pak çaste pasi ato vendosën t’i tregojnë banorëve të tjerë në shtëpinë e “Big Brother Albania VIP” se ishte e gjitha e skenuar.

Kjo gjë nuk u prit mirë nga banorërt, të cilët u shprehën të prekur nga fakti që ishin shqetësuar për diçka që ishte aktrim.

Megjithëse loja s’u prit mirë nga banorët, Monika dhe Fifi vendosën të luajnë me banorët sërish.

Monika i ka kërkuar produksionit leje për të fshehur makinerinë e kafesë, plan i cili iu aprovua me sukses.

Fifi dhe Monika

Më pas, Monika kërkoi ndihmën e Fifit dhe të disa prej banorëve të tjerë për të realizuar këtë plan.

Disa ditë më parë teksa diskutonte rreth kësaj loje me Fifin, ato thanë se do fshehin edhe sheqerin pasi Semi e pi kafen me sheqer.

Lexo edhe:
“Sa do të doja ta takoja”, Graniti shpreh mallin për ish-partneren

Mbetet për t’u parë si do të shkojë kësaj here kjo lojë dhe a do të përfundoi  keq si loja e kaluar. /SHQIP.com