Rozë

“Sa do të doja ta takoja”, Graniti shpreh mallin për ish-partneren

Granit Cana

Ish-futbollisti Granit Cana është njëri ndër konkurrentët më të përfolur të “Big Brother VIP”.

E gjithë kjo për shkak të raporti që ka krijuar me vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Disa ditë më parë, Graniti i shprehu Fifit dhe Ilirit se është ende i dashuruar me ish-të dashurën e tij, prej së cilës e ndërpreu bashkëjetesën për shkak të xhelozisë së tepruar nga të dyja palët.

Pasi deklaroi se zemra e tij i përket një femre tjetër, Graniti nuk ka nguruar të shprehë hapur mallin që ka për të.

Granit Cana

Mbrëmjen e djeshme, teksa po qëndronte në oborr me miqtë e tij, shprehu se do të dëshironte shumë që personin në fjalë ta takonte sa më shpejt.

‘’Sa mirë do ishte ta takoja, do doja shumë ta shihja’’, tha ai.

Pas kësaj Sabiani i thotë Fifit nëse kanë bërë ndonjë kërkese për ta takuar, ndërsa këngëtarja deklaron që nuk e njeh vajzën në fjalë./SHQIP.com