Fifi dhe Graniti e kaluan natën duke i mbajtur dorën njëri-tjetrit

Ngjarjet në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’ nuk ndalojnë as në orët e para të mëngjesit, pasi që shumë nga ta bisedat i vazhdojnë edhe në orët e vona të natës.
Ndërkohë që shumica e banorëve janë në gjumë, Fifi dhe Granit Cana filmohen duke biseduar teksa një moment i zgjasin edhe duart njëri-tjetrit.
Ata të dy gjatë diskutimit të përbashkët kanë thënë se nuk dihet se çfarë mund të ndodh mes tyre, madje Fifi u shpreh se nuk e sheh si vëlla, ashtu siç u tha nga disa banorë.

Të dy janë ‘single’ dhe kanë tërhequr vëmendjen e banorëve brenda të cilët nuk po kursejnë batuta kundrejt tyre.
Në një moment dyshja ndalin edhe mikrofonat dhe nuk dëgjohet më biseda në mes tyre.

Pas kësaj fillon edhe batuta e Arjolës, e cila ia dërgon një qiri dyshes për ta shtuar romancën në mes tyre.
Kjo ka mjaftuar dhe që të përfolët edhe më shumë për afirmitetin e tyre, po se çfarë do të ndodh mes tyre dhe banorëve tjerë mbetet të shihet./SHQIP.com