Rozë

Arjola Demiri tregon se si për 6 vite u tradhtua nga bashkëshorti

Aktorja, Arjola Demiri

Që nga dita e parë  ‘Big Brother VIP Albania’ ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Pas prezantimit të banorëve nga moderatorja, Arbana Osmani ata tashmë kanë filluar të njihen më mirë me njëri-tjetrin, duke treguar histori personale.

Aktorja tropojane i është rikthyer sërish historisë ish-bashkëshortin e saj pas një bisedë më Ilir Shaqirin.

Ajo ka treguar se ai pëlqente një jetë tjetër, derisa u shpreh se dashuria e tyre ka qenë mjaft e madhe.

“I shijonte jeta që kishte jashtë, sesa ajo që kishte brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim per mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, u shpreh Arjola.

Aktorja nga Tropoja tregoi se bashkëshorti e ka tradhtuar.

Ai tha se këtë gjë nuk e kishte pasur problem, por personin me të cilin ka ndodhur një gjë e tillë, pasi sipas saj nuk ishte person që e donte më shumë se vetë ajo, dhe nuk ishte person i denjë.

Ajo ka treguar se këtë gjë e ka kuptuar nga banorët e zonës.

“Më treguan banorët e zonës, dhe nuk e besoja, pasi thoja se si mund të tradhtonte një njeri që flet kundër tradhtisë”, u shpreh aktorja.

Në këtë edicion të Big Brother, janë futur në shtëpi personazhe të njohur si aktorë, balerinë, këngëtarë dhe ish-futbollistë.

Ata do të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh./SHQIP.com