Sport Shqiptar

FHK hedh shortet gjysmëfinaliste në kategorinë e meshkujve dhe femrave

Shorti i Kupës së Kosovës në hendboll

Federata e Hendbollit e Kosovës ka hedhur shortet gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në hendboll.

Shorti u hodh për dyja kategoritë, të meshkujve dhe të femrave me fillim nga ora 12:00 të ditës së shtunë.

Tek meshkujt të parët ishin KH Prishtina që do të presin pejanë e KH Besa Famgas në kryeqytet.

Çifti i dytë sjell duelin mes KH Deçanit dhe KH Kastriotit, që do të luhet me deçanasit si vendas.

Ndërsa në konkurencën e femrave, KHF Ferizaji luan me KHF “Jusuf Gërvalla” do kërkojnë fitoren për t’u pëballur si musafir me Vushtrrinë në gjysmëfinale.

Kurse në Istog zhvillohet sfida tjetër mes KHF Istogut dhe KHF Prishtinës, për të marrë nj1% biletë për finalen e madhe të Kupës.

Ndeshjet çerekfinale janë zhvilluar në mesjavë, ndërsa ka mbetur të zhvillohet edhe turneu final i Kupës.

Gjysmëfinalet dhe finalet në të dy konkurrencat luhen në një vend. /Shqip.com