Sport Shqiptar

“Festë e madhe”, Kurti uron kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Kombëtaren shqiptare për fitoren në Moldavi dhe rrugëtimin pas saj drejt Kampionatit Europian.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti thekson se kjo është hera e dytë për historinë e kombëtares shqiptare që arrin të kualifikohet në Europian.

Lexo edhe:
Shqipëria rishkruan historinë, kualifikohet në Euro 2024

Postimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti:

Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024.

Për herë të dytë në histori.

Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë.

Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!

Lexo edhe:
Kapiteni i kombëtares, Gjimshiti: Kualifikimi në europian, ndjesi e papërshkrueshme!

/Shqip.com