Sport Shqiptar

Kapiteni i kombëtares, Gjimshiti: Kualifikimi në europian, ndjesi e papërshkrueshme!

Kapiteni i kombëtares , Berat Gjimshiti u shpreh i kënaqur pas barazimit 1-1 me Moldavinë, rezultat ky që solli biletën e Shqipërisë për në Euro 2024.

Kualifikimin në Europian Gjimshiti e quajti ëndërr të bërë realitet.

Ndërsa fjalë zemre përcolli për tifozët e kombëtares të cilët këtë edicion kualifikuesesh kanë qenë të jashtëzakonshëm duke mbushur 22 mijë ulëset e “Air Albania” në çdo ndeshje.

Por mbështetja për kombëtaren nuk ka munguar as jashtë fushe, pasi qindra tifozë i kanë ndjekur kuqezinjtë edhe në transfertë.

“Përjetim i papërshkrueshëm. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Një pikë na çoi në Europian, jemi të gjithë të lumtur. Sa shumë shqiptarë që kishte në stadium, i falenderoj shumë të gjithë. Kemi tifozët më të mirë në botë.

E kemi kuptuar që do të shkonim në Europian, kur fituam me Çekinë 3-0, ajo na dha vetëbesim. E menduam të gjithë që ishim të kualifikuar, por duhet të ishim të gjithë me këmbë në tokë. Gjithçka u arrit”, tha ai.

Berati nuk do ta harrojë kurrë momentin e hidhur kur u la jashtë kombëtares në Europianin e 2016-ës, një zgjedhje e pranuar si e gabuar edhe nga Gianni De Biasi. Por këtë herë, Gjimshiti është liberi i këtij ekipi që ka rrokur zemrat e miliona shqiptarëve dhe ai do të udhëheqë kombëtaren drejt Gjermani 2024.

Edhe herën e fundit isha në eliminatore, pastaj nuk shkova në Europian, të presim (qesh). Rëndësi ka të kemi shëndetin. Duhet të shfrytëzojmë çdo moment dhe të ndjejmë atë emocion”, u shpreh Gjimshiti.

/Shqip.com