Lajme

Festat e fundvitit – Rreth 180 mijë mërgimtarë erdhën në Kosovë përmes aeroportit

Aeroporti "Adem Jashari" në Prishtinë
Aeroporti "Adem Jashari" në Prishtinë

Një numër i madh i mërgimtarëve kanë zgjedhur Kosovën për t’i kaluar festat e fundvitit.

Gjatë muajit dhjetor, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Kosovë kanë fluturuar 1 mijë e 423 aeroplanë.

Ndërsa, numri i mërgimtarëve që kanë ardhur është 180 mijë.

Këto të dhëna për Shqip.com i ka bërë të ditura zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara.

“Nga data 1 deri 28 dhjetor kanë fluturuar 1 mijë e 423 aeroplanë me 180 mijë pasagjerë. Deri në fund të 2021 presim të përmbyllim vitin me 2.1 milionë pasagjerë”, tha Gara.

Disa linjat ajrore e disa mërgimtarë të tjerë kanë shfrytëzuar ato tokësore për ta vizituar vendlindjen në prag të festave.

Ditëve të fundit në pikë kalimet kufitare janë krijuar kolona të gjata të pritjeve, ndërsa gjatë kësaj jave situata atje është qetësuar./SHQIP.com