Sport Shqiptar

Feronikeli 74 emëron trajnerin e ri

Skuadra anëtare e re e Superligës së Kosovës në futboll, Feronikeli 74, ka nisur mobilizimin për edicionin e ri, në të cilin sigurisht e presin sfida shumë më serioze.

Skuadra e re nga Drenasi ka arritur të dalë kampion në Grupin A të Ligës së Parë dhe drejtpërdrejt u inkuadrua në Superligë.

Pas futjes në elitën e futbollit kosovar, trajneri Granit Begolli u largua nga klubi. Por, nuk ka vonuar shumë dhe skuadra nga Drenasi është bërë me trajner të ri.

Kryetari i klubit, Erblind Krasniqi ka prezantuar trajnerin e ri i cili është Xhengiz Rexhepi që arriti ta inkuadrojë Lirinë në Ligën e Parë.

Rexhepi do të marrë drejtimin e klubit dhe synon që ta mbajë Feronikelin 74 në elitën e futbollit kosovar.

/Shqip.com