Fernandinho do të largohet nga City – në fund të sezonit

Fernandinho ka njoftuar se do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.
Mesfushori defanziv është njëri nga lojtarët më kyç të “Qytetarëve”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojari, raporton Fabrizio Romano.
🚨 Fernandinho announces he will leave Manchester City at the end of the season.
He’s not gonna sign a new contract: “I want to play. I will go back to Brazil, for sure. I’ve decided with my family, it’s the most important for me”, Fernandinho said. 🔵🇧🇷 #MCFC pic.twitter.com/UbQK0erSQ3
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 12, 2022
“Dua të luaj. Do të kthehem në Brazil, me siguri. E kam vendosur me familjen time, është më e rëndësishmja për mua”, ka thënë ai.
36 vjeçari iu bashkua Cityt në vitin 2013 për një shumë prej 40 milion eurosh nga Shakhtar Donestsku.
Aftësia e tij që të luajë edhe në qendër të mbrojtjes e bën atë një nga lojtarët gjeneracional të shekullit të ri.

Braziliani ka 373 paraqitje për klubin anglez, ku ka arritur të shënojë 25 gola dhe ka dhuruar 32 asiste për bashkëlojtarët, duke fituar katwr “Premier League”.
Nga ana tjetër, 53 herë e ka reprezentuar shtetin e tij dhe ka gjetur rrjetën dy herë.
Vlera aktuale e tij është dy milion euro, sipas “transfermarkt”. /Shqip.com