Ferizaj: Sulmoi me thikë djalin e axhës, arrestohet
Publikuar:
(13.11.2021 09:13:55)

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi ka sulmuar me thikën djalin e axhës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e premte.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar me thikë djalin e axhës, viktimën mashkull kosovar. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./SHQIP.com