Sport Shqiptar

Ferizaj, së paku përkohësisht, i shmanget edhe barazhit

Ferizaj i ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme, duke fituar në udhëtim te Trepça ’89 me rezultat 1:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Me këtë fitore Ferizaj është ngjitur në pozitën e shtatë me 27 pikë dhe aktualisht i është shmangur edhe zonës së barazhit, diçka që para fillimit të stinorit pranveror dukej gati e pamundur.

Ndërsa, Trepça ’89 e ka vështirësuar edhe më shumë punën për mbijetesë, sepse momentalisht është në pozitën e tetë, me 26 pikë.

Ishte minuta e 19-të e ndeshjes kur u realizua goli i vetëm në këtë sfidë me mysafirët që bënë një aksion fantastik.

Filip Gligorov asistoi bukur te Mateo Panadic i cili nga afërsia realizoi për 0-1.

Trepça ’89 deri në fund të ndeshjes kërkoi me ngulm golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia arriti dhe Ferizaj arkëtoi tre pikë të arta nga kjo përballje.

Ndeshjen e ardhshme Trepça ’89 do ta zhvillojë sërish në “Riza Lushta”, ku takohet me Dukagjinin, derisa Ferizaj para adhuruesve të vet pret Ballkanin.

/Shqip.com