Sport Ndërkombëtar

“Fenomeni” e sheh Interin si favorit kryesor për ta fituar Serien A

Ish-sulmuesi brazilian ka favorizuar Interin për Scudetto

Ronaldo Luís Nazário de Lima ka favorizuar Interin në “luftën” për kreun e tabelës në Serie A.

Ish-sulmuesi i neurazurëve, ka thënë se përkundër largimeve, Interi është skuadër e fortë momentalisht dhe mbetet favoriti kryesor për titull në Serie A, trasnmeton Shqip.com.

Favoriti kryesor mbetet Interi. Ata, janë skuadra më e fortë aktualisht. Une jam interist, dëshira ime është që Interi të fitojë gjithmonë”, ka thënë ndër të tjera tre herë fituesi i Topit të Artë.

Ai po ashtu ka shtuar se duhet pasur kujdes nga Juventusi, Milani, sepse sipas tij edhe ato janë skuadra të mira.

Skuadra e udhëhequr nga Inzaghi, e ka nisur mjaftë mirë kampionatin Italian pasi në dy ndeshjet e para ka shënuar dy fitore.

Në gjiron e ardhshme ata do udhëtojnë te Sampdoria, ndaj të cilëve do kërkojnë pikë të plota./Shqip.com