Sport Ndërkombëtar

Federer do të luajë ndeshjen e fundit përkrah Nadalit

Dy rivalët e vjetër Roger Federer dhe Rafael Nadal do të bashkojnë forcat për atë që do të jetë ndeshja e fundit e Federer.

Finalja e Leaver Cup që zhvillohet të premten dhe do t’i shoh dy nga tenistët më të mirë në histori të luajnë së bashku, ku do të përballen me Jack Sock dhe Frances Tiafoe që përfaqësojnë “Team World” në 02 Arena të Londrës.

Federer, i cili ka fituar 20 Grand Slam tha javën e kaluar se ky kompeticion do të ishte i fundit për karrierën e tij profesionale.

Zvicerani po ashtu ka theksuar se do të ishte e mrekullueshme po të luante përballë Nadal, i cili ka 22 tituj të Grand Slam.

Federer ka luftuar me një problem në gju dhe nuk ndihet i aftë të luajë teke.

Roger Federer dhe Rafael Nadal

Ndeshja e tij e fundit konkurruese ishte një humbje nga Hubert Hurkacz në çerekfinalet e Wimbledonit të vitit të kaluar.

Evropa përballet me një ekip botëror në Kupën treditore të Laver Cup, ku italiani Matteo Berrettini do të zërë vendin e Federerit gjatë fundjavës./Shqip.com