Sport Ndërkombëtar

Federata franceze jep detaje nga lëndimi i Mbappe-s

Kylian Mbappe trembi Francën, kur doli nga fusha i gjakosur pasi lëndoi hundën që në fillim u mendua se ishte thyerje.

Ndryshe nga se mendohej, Mbappe jo vetëm që nuk do të mungojë, por pritet të vihet shumë shpejt në dispozicion të trajnerit Deschamps pasi ylli francez nuk do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, por do të zbres në fushë me një maskë.

“Kylian ka pësuar një frakturë në hundë. Është rikthyer në kampin bazë të skuadrës franceze. Do të marrë trajtimet e duhura, por nuk do të operohet menjëherë, do t’i vendoset një maskë për t’i dhënë mundësinë që të zbres në fushë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Federatës Franceze të Futbollit.

Edhe vetë ylli francez reagoi në profilin e tij zyrtar në Instagram duke u kërkuar ndjekësve të tij një këshillë se çfarë maske mund të përdorë.

/Shqip.com