Lajme Botë

Kurti uron Mark Rutte që mori postin e shefit të NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Mark Rutte për marrjen e postit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

“Ne në Kosovë e festojmë këtë lajm dhe jemi të etur për të vazhduar marrëdhëniet e forta që gëzojmë me ju në këtë pozitë të re”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

Ndryshe, shefi aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka lavdëruar pasardhësin e tij në krye të Aleancës, Mark Rutte.

“Marku është një transatlanticist i vërtetë, një lider i fortë dhe një ndërtues i konsensusit. I uroj atij çdo sukses ndërsa ne vazhdojmë ta forcojmë NATO-n. E di që po e lë NATO-n në duar të mira”, tha ai, raporton The Guardian.

/Shqip.com