Sport Ndërkombëtar

Fede Valverde do jetë i gatshëm ndaj Celta Vigos

Fede Valverde

Mesfushori i Real Madrid, Fede Valverde dëshiron që me çdo kusht të luaj kundër Celta Vigos.

Sipas gazetës “Marca”, Valverde do niset me avion privat nga Uruguai për të mbërrirë me kohë në Madrid, transmeton Shqip.com.

“Fede Valverde do paguaj një avion privat që të jetë në Madrid sot dhe të stërvitet me grupin pavarësisht se ka luajtur mbrëmë me Uruguain, ai dëshiron të luaj me Celta Vigon” ka shkruar mediumi spanjoll.

23 vjeçari konsiderohet si futbollist tejet i rëndësishëm për “Los Blancos”, ndërsa thuhet se edhe trajneri i ri i madrilinëve, Carlo Anchelotti e ka shumë “për qejfi” atë./Shqip.com