FC Rilindja 1974 po e “nuhat” Ligën e Parë
Publikuar:
(15.05.2022 22:38:59)

FC Rilindja 1974 është shumë pranë inkuadrimit në Ligën e Parë.
Kjo skuadër shënoi fitore të thellë 5-0 ndaj Prizrenit – duke treguar edhe një herë potencialin që ka.
Nga një gol në këtë takim e realizuan Alban Dreshaj, Mensur Durakau, Eri Thaçi, Bleron Tolaj dhe Dawid Andrew.

Me këtë fitore, Rilindja ngritet në kuotën e 61 pikëve dhe gjendet në vendin e dytë – pozitë që siguron inkuadrimin në Ligën e Parë.
Deri më tani – ky ekip ka arkëtuar 19-të fitore, është mposhtur dy herë dha ka barazuar në katër ndeshje.
Statistika të njëjta ka edhe Shkëndija e vendit të parë, por ka goldallim më të mirë.
Por, jo shumë larg qëndron edhe FC Vjosa, e cila ka grumbulluar 59 pikë dhe po e ndjek hap pas hapi kreun e tabelës./Shqip.com
