Sport Shqiptar

FC Malisheva mposht ekipin nga Gjeorgjia, Bylbyl Sokoli debuton me fitore

FC Malisheva e ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.

Skuadra kosovare  ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj skuadrës nga Gjeorgjia, FC Dinamo Batumi, shkruan Shqip.com.

Ndeshja mes Malishevës dhe ekipi gjeorgjian nisi nga ora 14:30 sipas orës lokale në Kosovë.

Golin për Malishevën e shënoi Alush Gavazaj.

Malisheva ditë më parë e zyrtarizoi edhe trajnerin e ri, Bylbyl Sokoli, i cili e zëvendësoi në këtë pozitë, Sami Sermaxhajn.

/Shqip.com