Sport Ndërkombëtar

FC Besa – e fundit edhe në Ligën e Dytë

FC Besa

FC Besa – dikur ishte “ankth” për skuadrat e Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Peja – ishte kampione e Kosovës tri herë radhazi në 2004-2005 / 2005-2006 dhe 2006-2007.

Por, tashmë gjërat kanë ndryshuar drastikisht.

Ky ekip garon në Ligën e Dytë – por as aty nuk po shkëlqen.

Tabela e Ligës së Dytë

Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara – Besa ka po aq humbje dhe gjendet në pozitën e fundit.

Postimi i fundit në faqen zyrtare të klubit – është me datë 17 gusht – dhe që nga atëherë nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar.

Fakti që Besa garonte në elitën e futbollit kosovar – vetëm dy vite më parë e tregon më së miri “rënien” e kësaj skuadre./Shqip.com