Lajme Botë

FBI: Katër amerikanë janë rrëmbyer në veri-lindje të Meksikës

Foto: Gettyimages

Katër amerikanë janë rrëmbyer në veri-lindje të Meksikës, tha Byroja Federale e Hetimit (FBI) në një deklaratë të hënën.

Qytetarët amerikanë po kalonin kufirin për në Matamoros në shtetin Tamaulipas me një furgon të bardhë më 3 mars, kur persona të armatosur të paidentifikuar qëlluan mbi ta.

“Të katër amerikanët u vendosën në një automjet dhe u morën nga vendi i ngjarjes nga njerëz të armatosur”, tha FBI.

Agjencitë e zbatimit të ligjit amerikan dhe meksikan po hetojnë incidentin.

Tamaulipas është një nga gjashtë shtetet në Meksikë që Departamenti Amerikan i Shtetit i këshillon udhëtarët që të mos i vizitojnë për shkak të “kimit dhe rrëmbimit”.

FBI po kërkon ndihmë nga publiku dhe ofron një shpërblim prej 50,000 dollarësh për informacionin që çon në kthimin e viktimave dhe arrestimin e të përfshirëve.

Amerikanët po lëviznin me një furgon me targa të Karolinës së Veriut, sipas FBI-së, e cila nuk identifikoi shtetasit amerikanë.

Grupet kriminale kanë shënjestruar autobusët, si dhe makinat që lëvizin nëpër shtet, shpesh duke marrë pasagjerë dhe duke kërkuar pagesa për shpërblim në një zonë ku zbatimi i ligjit vendas ka aftësi të kufizuar për t’iu përgjigjur krimit, tha Departamenti i Shtetit, raporton BBC.

/Shqip.com