Fazliu kërkon medalje në Evropian, kualifikohet në gjysmëfinale
Publikuar:
(30.04.2022 12:54:27)

Xhudistes Kosovare, Laura Fazliut i duhet vetëm edhe një fitore për të siguruar medalje në Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Xhudistia nga Kosova u kualifikua në gjysmëfinale, pasi mposhti garuesen nga Çekia, Renata Czezachova.
Xhudistja nga Kosova ka shënuar fitore edhe në raundin e dytë, ndaj Lucy Renshall, në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Laura Fazliu në raundin e parë e mposhti xhudisten nga Izraeli, Kerem Primo.
Akil Gjakova, i cili po ashtu ka garuar të shtunën u mposhtë në përballjen e dytë, derisa raoundin e parë e kaloi pa luftë.
Kujtojmë që dje Distria Krasniqi arriti ta rrëmbej medaljen e argjend./Shqip.com
