Sport Shqiptar

Kosova fiton medaljen e parë në Bullgari, Krasniqi rrëmben medaljen e bronztë

Distria Krasniqi

Ekipi i xhudos i Kosovës është rikthyer fuqishëm në Kampionatin Evropian.

Kampionia Olimpike, Distria Krasniqi, nuk ka zhgënjyer duke e siguruar një vend në podium.

Në turneun që po zhvillohet në Bullgari, ajo ka arritur ta fitoj medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogram.

Ajo për të bronztën mundi gjermanen, Mascha Ballhaus.

Kjo është medalja e katërt në Evropian për senior për Distrian, e cila vitin e kaluar fitoi të artën.

Kujtojmë që Krasniqi ka ndërruar kategori, pasi ajo në lojërat Olimpike garoi në kategorinë deri në 48 kilogram dhe tani do të garojë në pesha më të rënda.  

Flaka Loxha (-57 kg), zuri vendin e shtatë, suksesi më i madh i saj në Evropianin e seniorëve.

May be an image of 2 people, stripes, indoor, stadium and text

Derisa ekipi i Kosovës do të vazhdojë me gara edhe nesër, kur ndeshen Akil Gjakova e Laura Fazliu./Shqip.com