Fazliji dhe Kryeziu – në formacionin e javës në Zvicër
Publikuar:
(19.04.2022 16:22:34)

Dardanët po shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare.
Dyshja e Përfaqësueses së Kosovës, Betim Fazliji dhe Mirlind Kryeziu janë pjesë e formacionit më të mirë të javës – në elitën e futbollit në Zvicër.
Fazliji po vazhdon të jetë lider në repartin defanziv të ST.Gallen.
22 vjeçari është i pazëvendësueshëm – në zemër të mbrotjes – ku është paraqitur 23 herë në këtë sezon. Teksa, ka realizuar një gol.

Në anën tjetër, formë të lartë po kalon edhe Kryeziu.
Edhe ai nuk di të ulet në bankën rezervë – pasi ka djersitur fanelën e Zurich – 28 herë në këtë kampionat.
Kurse – ka arritur të shënoi tre gola.
Kjo forme e lartë e tyre është një lajm i mirë për Përfaqësuesen e Kosovës – sepse do e rrisin konkurencën dhe cilësinë edhe më shumë. /Shqip.com