Art Jetese

Fazat e Alzheimerit – Çfarë duhet të dini rreth tyre

Shumica e njerëzve që kanë humbje të kujtesës nuk kanë një diagnozë specifike.

Askujt nuk i pëlqen të ndihet i pasigurt për shëndetin dhe humbja e kujtesës është padyshim diçka e frikshme.

Prandaj, është e rëndësishme të kuptoni se si Alzheimeri ndikon në tru, cilat janë shenjat të cilave duhet t’i jepni rëndësi.

Më poshtë mund t’i lexoni fazat e kësaj sëmundjeje dhe se çfarë mund të bëni.

Faza e parë, ndryshime delikate në tru

Kjo fazë mund të ndodhë diku nga dhjetë deri në njëzet vjet përpara shenjave tipike klinike.

Ajo çfarë tashmë dihet është se ndodh një grumbullim i disa proteinave të caktuara, që është toksik për trurin sepse vrasin neuronet, shkruan Agroweb.

Prandaj, efekti i parë që ka sëmundja e Alzheimerit është në nivel mikroskopik, ku fillon të formojë këtë akumulim.

Faza e dytë – Alzheimeri paraklinik

Pas fazës fillestare, patologjia grumbullohet me kalimin e viteve dhe tenton të prekë trurin në vende të parashikueshme.

Në rastin e sëmundjes së Alzheimerit, preket qendra të kujtesës dhe zona përgjegjëse për kryerjen e detyrave të thjeshta.

Faza e tretë – Dëmtim i lehtë njohës

Në këtë fazë, një shumëllojshmëri e testeve njohëse përdoren për të vlerësuar zona të ndryshme të trurit.

Deficite të tjera që mund të zbuloni, përfshijnë vështirësinë në njohjen e personazheve në një fotografi.

Megjithatë, në jetën e përditshme, individi mund të jetë ende duke funksionuar normalisht, dhe askush të mos e vëre re ende.

Faza e katërt – Alzheimeri klinik

Kalimi në fazën e katërt është kur Alzheimer arrin pikën ku fillon të pengojë aftësinë funksionale.

Dëmtimi është në atë shkallë ku pacientët mund të paguajnë dyfish një faturë, të harrojnë se ku po shkojnë, nuk dinë më se si të shkojnë në dyqan apo të kthehen në shtëpi etj.

Faza e pestë – Rënia progresive

Faza e pestë e demencës është rënia e ngadaltë dhe e vazhdueshme. Truri po tkurret, grumbullimi i proteinave rritet me ashpërsi dhe pacientët bëhen gjithnjë e më keq.

Pacientët kanë nevojë për inkurajim për të bërë gjëra të tilla si të ushqehen shëndetshëm dhe ndoshta kanë nevojë për ndihmë tu veshur siç duhet.

Ata që kanë sëmundjen e Alzheimerit priren të kenë një humbje të konsiderueshme të interesit për aktivitetet e tyre dhe shpesh kanë simptoma të tjera psikologjike ose të sjelljes si ankthi.

Ata mund të bëhen lehtësisht nervozë, melankolikë dhe të përjetojnë emocione të tjera negative.