Lajme

Fatmir Humolli mendon ndryshe nga partia, voton kundër Projektligjit për pagën minimale

Fatmir Humolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka votuar kundër Projektligjit për pagën minimale, të cilin e ka propozuar Qeveria e Kosovës.

Projektligji për pagën minimale dështoi të kalonte në seancën e sotme të kuvendit, për shkak të mungesës së kuorumit, vlerësoi krye parlamentari Glauk Konjufca.

Vetëm 56 deputetë morën pjesë në votim, tha Konjufca pas përfundimit të procesit votues.

“Vetëm 56 deputetë kanë votuar, një pjesë e deputetëve nuk kanë marrë pjesë fare në votim. Kështu që konstatoj se nuk ka pasur kuorum për t’u votuar ky projektligj. Konstatoj se ka pasur 51 vota për, pesë kundër dhe të tjerët nuk kanë votuar Këtë pikë e hedhim në votim në një seancë tjetër”, deklaroi kryeparlamentari Konjufca.

Projektligji për pagën minimale parashihte ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore./Shqip.com